Historitë e lobimeve të Rugovës, Bukoshit, Thaçit dhe Haradinajt

Historitë e lobimeve të Rugovës, Bukoshit, Thaçit dhe Haradinajt

Në raportet që janë deponuar në Kongresin amerikan shihet që Kosova kishte nisur lobimet në SHBA që në kohën e lëvizjes paqësore.

Në vitin 1995 “Arnold & Porter” ishte firma e parë që kishte lobuar për Kosovën në SHBA. LDK-ja atë botë e pagoi afro 3 mijë dollarë. Do të shkrepej një fotografi e Presidentit Rugva në atë vit në Amerikë.

Një vit më vonë Qeveria e Kosovës në Ekzil do të angazhonte kompaninë “Ruder Finn”. E pagoi mbi 100 mijë dollarë. Dhe një vit më vonë të njëjtësi i dha mbi 30 mijë dollarë.

Për vitet tjera deri në vitin 1999 do të mbetej si lidhje  e Kosovës me SHBA-të një etnitet i regjistruar si “Tirana, Bardyl R.”, por që pagesat për të ose ishin simbolike ose nuk janë të deklaruara. Njëjtë ndodhi edhe me një firmë tjetër të angazhuar nga Qeveria e Kosovës në atë kohë, me emrin “ëashington International Group”, por ajo në një rast u pagua mbi 150 mijë dollarë.

Në vitin 1999 Qeveria e Bukoshit do ta angazhonte kompaninë e Frank G. Wisnerit, Patton Boggs e cila në një rast e pranon që ka marrë mbi 25 mijë dollarë, por në raporte e më vonshme nuk përmenden shifrat.

Pas çlirimit të Kosovës nga ndërhyrja e NATO-së, në vitin 2000 Ramush Haradinaj do të angazhonte ish-Kongresmenin DioGuardi për lobim në emër të tij. Edhe në këtë raport është shmangur përndaj e vlerave financiare.

Po pa përmendur vlerat financiare, në këtë vit ishte angazhuar nga Qeveria e Kosovës për lobim edhe ëisneri. Atë vit Hashim Thaçi do të takohej me kongresmenë në SHBA. Në prill të atij viti BBC-ja do të botonte një artikull me titullin “Kosova e turthuruar në haraç” ku figurë kryesore negative ishte Hashim Thaçi. Qeveria e tij e përkohshme akuzohej që qëndronte prapa haraçit, derisa atë vit edhe Ganiu, vëllai i tij i madh problematik edhe në vitin 2018, ishte kapur me një duq parash prej mbi 250 mijë dollarësh që nuk i shpjegonte dot. Ky rast mbetet mister edhe sot.

Në këtë vit Ramush Haradinaj do të tërhiqej nga jeta ushtarake për ta formuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që e drejton edhe sot.

Dhe lobime do të vazhdonin. Kështu nga këto vite deri në vitin 2003 do të ishte Presidenti Ibrahim Rugova që do të prekej nga Lobimi. U angazhuan firma si “Piper Rudnick” për të cilën nuk dihet se sa u pagua e deri te “Alston & Bird” për të cilën në vitin 2003 paraqite dy fatura, njëra mbi 60 mijë dollarësh e tjetra mbi 230 mijë dollarë të paguara te ta. Ibrahim Rugova do të bënte atë vit një vizitë në SHBA.  “Alston & Bird” edhe një vit më vonë do të merrte një shumë prej 30 mijë dollarësh nga Kosova.

Dokumentarin e plotë nga InDoks mund ta shikoni këtu:

InDoks | Lobimi sekret i Thaçit

InDoks | Lobimi sekret i ThaçitSa para kanë paguar qytetarët e Kosovës për njërin nga produktet më të dukshme të lobimit të Republikës, librin personal të Hashim Thaçi?Sa para janë paguar për takimet e burrështetasve kosovarë që nga Ibrahim Rugova, Agim Ceku, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa , e deri te promovimi personal i Naser Rugovës?Janë këto pyetjet që do të marrin përgjigje ne dokumentarin 50 minutësh të InDoks mbi lobimin ndër vite që kanë bërë udhëheqësit kosovarë?InDoks me autor Visar Duriqi, do të shpalos për herë të parë dokumente për lobimin sekret të presidentit Hashim Thaçi.Sonte ora 20:10, në RTV Dukagjini dhe Insajderi live në Facebook.

Posted by Insajderi on Sunday, 16 December 2018