Historitë e të gjithë policëve që ranë në krye të detyrës vijnë në një dokumentar

Historitë e të gjithë policëve që ranë në krye të detyrës vijnë në një dokumentar

Për afro dy dekada ekzistencë, Policia e Kosovës ka humbur 20 policë të rënë në detyrë. Disa prej tyre mbahen mend më shumë nga publiku i gjerë e disa janë harruar edhe nga kolegët.

InDoks këtë të diel sjell dokumentarin “Heronjtë e Republikës”, në të cilin do të shpërfaqë rënien e zyrtarëve policorë në vendin e punës.

Ky dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Për ta, do të flasin kolegë e familjarë. Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin. Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi.

“Heronjtë e Republikës”, me autor Visar Duriqi shfaqet të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Ndiqni promon: