Historitë personale të atyre që janë në vijën e parë të betejës me CoronaVirusin vijinë në InDoks

Historitë personale të atyre që janë në vijën e parë të betejës me CoronaVirusin vijinë në InDoks

InDoks këtë të dielë transmeton dokumentarin “Heronj në kohë pandemie”, në ora 19:50 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Mjekë, policë, punëtorë të tjerë të sektorit të sigurisë. Punëtorë në prodhimin e energjisë, e ata në shërbime si ofrimi i ujit e grumbullimi i mbeturinave. Ata që ofrojnë shërbime në bizneset që janë lejuar që të punojnë. Gazetarë. Dhe shumë profesione të tjera nuk e kanë as mundësinë që të qëndrojnë në këtë kohë krejt kohën brenda shtëpive të tyre.

Janë vetëm disa prej profesioneve që janë në ballë të betejës së vendit me virusin vdekjeprurës, COVID-19. Me të drejtë, ata tashmë po njihen si heronjtë në kohë pandemie.

InDoks këtë episod do të sjellë rrëfimet e tyre. Rrëfimi human në kohën e një krize shëndetësore, me shumë të panjohura.