Holanda fiton lehtësisht ndaj Maqedonisë

Holanda fiton lehtësisht ndaj Maqedonisë

Kombëtarja holandeze ka arritur fitore me rezultat të thellë prej 3-0 kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

“Tulipaët” shënuan golin e parë në minutën e 24-të përmes Memphis Depay përmes një kundërsulmi të nisur shpejt nga ta.

Minutat e mbetur të pjesës së parë u karakterizua me dominim të holandezëve, por rezultati nuk ndryshojë.

Në pjesën e dytë holandezët arritën të shënojnë edhe dy gola tjerë brenda shtatë minutash.

Për dy golat u përkujdes kapiteni i Holandës, Georginio Wijnaldum.

Të parin e shënoi në minutën e 51-të, ndërsa golin e dytë në minutën e 58-të.

Deri në fund të ndeshjes u zhvillua lojë me raste nga të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan.

Holanda tani siguron kalimin tutjen në faqën eleminatore të këtij kompeticioni, ndërsa Maqedonia mbetet jashtë./insajderi.com


Trefishon epërsinë Holanda

Holanda ka arritur të shënoj edhe golin e tretë përball Maqedonisë.

Golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal e shënoi Georginio Wijnaldum në minutën e 58-të të ndeshjes.

Me këtë gol tulipanët mund të jenë më të lehtësuar pasi një rezultat i tillë vështirë se mund të rikthehet.


Holanda shënon golin e dytë përball Maqedonisë

Holanda ka arritur të shënoi edhe golin e dytë përball Maqedonisë së Veriut.

Golin e shënoi Georginio Wijnaldum në minutën e 51-të të ndeshjes.

Tulipanët e nisën mirë pjesën e dytë pasi shënuan në rastin e parë serioz të kësaj pjese.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.


Përfundon pjesa e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës

Ka përfunduar pjesa e parë mes rezultat 1-0 në të mirë të Holandës në përballje kundër Maqedonisë së Veriut.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, pasi nuk munguan rastet për asnjërën skuadër.

Holandezët arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 24-të të ndeshjes përmes një kundërsulmi të nisur shpejt nga ta.

Golin e shënoi Memphis Depay.

Deri në 10 minutat e fundit të kësaj pjese u zhvillua lojë e hapur, pastaj filloi dominimi i Holandës, por përkundër rasteve, rezultati nuk ndryshojë.


Holanda kalon në epërsi ndaj Maqedonsisë së Veriut

Holanda ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Goli u shënua nga Memphis Depay në minutën e 24-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të nisur shpejt nga skuadra holandeze.


Fillon ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës.