Holanda regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi

Holanda regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore në Holandë kanë konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi në vend.

Sipas autoriteteve viktima është një burrë 86-vjeçar i cili humbi jetën në spital në portin e Roterdamit.

Holanda kishte raportuar rastin e parë me koronavirus më 27 shkurt, ndërsa që nga e enjtja e 5 marsit 82 raste janë konfirmuar me virusin vdekjeprurës.