Holandë: Sekuestrohet drogë me vlerë 225 milionë euro

Holandë: Sekuestrohet drogë me vlerë 225 milionë euro

Një sasi e madhe kokaine është zbuluar të premten në Holande.

Kokaina kishte vlerë 225 milionë euro dhe është gjetur në portin e Roterdamit në Holandë.

Raportohet se droga është dërguar nga Amerika Latine, saktësisht Ekuadori.

Sipas mediave kjo është një ndër goditjet më të mëdha që ka marrë “tregtia” e drogës.

Në botë ka mekanizma kundër drogës dhe shpesh marrin aksione shtetet ndërmjet vete.

Kjo me qëllim që të ndalohet shpërndarja e substancave narkotike. /Insajderi.com