Holyfield si në kohërat e vjetra – Ai është gati(FOTO)

Holyfield si në kohërat e vjetra –  Ai është gati(FOTO)

Legjenda e boksit, Evander Holyfield-ka publikuar disa imazhe të “frikshme” të trajnimeve të tij, para se ai të rikthehet për të veshur përsëri dorëzat e boksit.

Kohë më parë Holyfield ka publikuar video të cilat dëshmonin se ai po stërvitet për tu rikthyer, madje ai kishte postuar edhe imazhe të tij bashkë me legjendën tjetër, Wladimir Klitschko – por këto fotot e reja, tregojnë se ai ka filluar të stërvitet në stilin “Old School”, me pesha të rënda, në male e në natyrë, raporton Insajderi.

Pritej që të zyrtarizohej një përballje në mes të Holyfield dhe Mike Tyson, por ky i fundit ka zgjedhur fillimisht të ndeshet me Roy Jons Jr.

Të gjitha këto trende të kthimit në stërvitje të legjendave të boksit, janë disa tregues që në një të ardhme të afërt, mund të kemi një ligë për të pensionuarit nga ky sport./Insajderi.com.