Homazhi i pianistes për viktimat e Beirutit

Homazhi i pianistes për viktimat e Beirutit

Një qytetare e Beirutit është duke bërë homazhe për viktimat e eksplozionit që vrau rreth 137 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë.

May Melki thotë se muzika e saj është homazh e jo lamtumirë.

78 vjeçarja ka sjellë momente paqeje në mes të kaosit që ka ndodhur në vend.

“Të gjithë thonë se nuk shpresë, por unë nuk mundem dhe nuk dua ta besoj këtë. Unë dua të shpresoj që sa herë ndodhin këto katastrofa, ne do të ngrihemi dhe do të fillojmë përsëri. Unë fillova të luaj Auld Lang Syne, një këngë për lamtumirën. Mirëpo për mua kjo këngë më shumë se lamtumirë është homazh për ata që nuk janë më.”/Insajderi.com