Honda do të fillojë prodhimin e veturave hibride gaz-energji

Honda do të fillojë prodhimin e veturave hibride gaz-energji

Honda Motor Co Ltd planifikon që të fillojë prodhimin e makinave hibride me gaz dhe energji në Kinë këtë vit, për të qenë në përputhje me rregullimet e fundit ekonomike dhe duke pasur parasysh ndotjen e ajrit.

Prodhuesi japonez i veturave tashmë do të ndërtojë versione hibride të makinës së saj Accord sedan dhe Acura në qytetin e Guangzhou.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Hondas, Ben Nakamura i cili ka shtuar se versioni i dy makinave të tyre Accord Sedan dhe Acura do të riprodhohen në versionin hibrid.

“Duke prodhuar modele hibride në Kinë, ne mund të ulim çmimin e tyre dhe shpresojmë të shesim më shumë”, ka thënë ai.

Qytetet kineze po kalojnë nëpër një periudhë me ajër të ndotur nga fabrikat e shumta që punojnë aty dhe qeveria tashmë ka ofruar lehtësime në taksa për ata që prodhojnë vetura të reja me energji.

Rregullimet kineze të ekonomisë do të forcohen gradualisht nga viti 2020, gjë që ka shtyre Hondan të mendojë seriozisht për fillimin e prodhimit të makinave të tyre hibride me energji elektrike.

Honda planifikon që së bashku me Guangzhou Automobile Group Co të fillojë prodhimin e makinave hibride me energji, për të shfrytëzuar edhe lehtësimet që vijnë nga qeveria./Insajderi.comroup Co Ltd.