Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka apeluar për kujdes pasi sipas tij vala e dytë mund ta përfshijë Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar pasi vendi mund të përfshihet nga vala e dytë e koronavirusit.
Java që kaloi ishte një rikthim i keq për Kosovën pasi u raportuan shumë raste pozitiv, krahasuar me ditët e muajit Maj kur qarkullimi ishte më i vogel sesa pas fazës së tretë të masave lehtësuese.
Për këtë janë mobilizuar gjitha institucionet përkatëse në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar për masat obligative që qytetarët duhet t’i përmbahen.
“Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë”, ka shkruar ndër tjerash, Hoti. /Insajderi/