Hoti bisedon me kancelarin e Austrisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka në një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë ka diskutuar rreth Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Integrimeve Europiane.

Hoti bisedon me kancelarin e Austrisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka biseduar përmes telefonit me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Rimëkëmbja Ekonomike, integrimet europiane ishin temat kryesore në mes Hotit dhe Kurz.

“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoti në Dacebook.

Poashtu, Hoti tha se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Baashkimin Europian.

“Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, përfundoi Hoti. /Insajderi.com/