COVID-19

Hoti dhe ekipi i tij testohen për COVID-19

Hoti dhe ekipi i tij testohen për COVID-19

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19, njofton Insajderi.

As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.