Hoti: Do të dialogojmë sipas kushtetutës

Hoti: Do të dialogojmë sipas kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogun në Bruksel do ta dërgojnë përpara vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, ndërsa ka siguruar se nuk do të shkojnë atje me 10 burra, njofton Insajderi.

Këto komente Hoti i bëri në seancën ku po raporton për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Ai me këtë deklarim i’u përgjigj deputetit të PDK-së, Bedri Hamzës, i cili tha se në dialogun me Serbinë duhet të ndërrohet kursi, ku duhet të shkohet për marrëveshje finale, pasi çdo takim tjetër ka mundësi për kompromis dhe kompromiset mund të jetë të dhimbshme./Insajderi.com