Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka shkruar rreth "Forumit të liderëve" dhe planit të tij për dialogun.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka pritur në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë.
Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë refuzuar ftësën e Hotit.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se sot ka paraqitur kornizën për dialog para liderëve të partive politike si dhe ka pasur takime intensive me ambasadorët e QUINT-it
Hoti tha se do të kërkojë themelimin e Komisionit Parlamentar për Dialog dhe do të ftojë partitë opozitare që të marrin rol mbikëqyrës. /Insajderi/
Postimi I plotë:
Sot pata kënaqësinë që t’i pres përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, të cilëve ua prezantova kornizën për dialogun. Gjatë këtyre dy javëve kemi pasur takime intensive me ambasadorët e QUINT-it, me komunitetin akademik në Akademinë e Shkencave, me shoqërinë civile, tash me forumin e liderëve të partive politike. Ne e kemi kompletuar atë mozaikun e nevojshëm të krijimit të konsensusit shoqëror dhe shtetëror në Republikën e Kosovës për procesin e dialogut!
Unë do të kërkoj themelimin e komisionit paralamentar për dialog dhe ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Do ju qasem liderëve të opozitës kudo që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar rreth dialogut.