Hoti: Do të ndalohet përdorimi i pajisjeve 5G nga shitës të pabesueshëm

Hoti: Do të ndalohet përdorimi i pajisjeve 5G nga shitës të pabesueshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur kreu i Qeverisë në një takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike.

Sipas komunikatës nga zyra e kryeministrit, Hoti në këtë takim potencoi rëndësinë e sigurisë kombëtare, ruajtjes së rendit publik, ruajtjes së kufirit shtetëror për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com