Hoti: Do të vazhdojmë me masat e njëjta anti-Covid

Hoti: Do të vazhdojmë me masat e njëjta anti-Covid

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për hapat e radhës në menaxhimin e pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.

Ai gjatë një konference për media, ka thënë se “fillimisht gjendja është nën kontroll, dhe se janë rritur kapacitet  për menaxhimin e Covid -19 në nivel vendi”.

Si pasojë e kësaj gjendje, qeveria në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP, ka vendosur që, “të vazhdohet edhe më tej me këto masa, por që do të kërkohet respektim rigoroz nga ana e inspektoratit.

Tutje Hoti ka shtuar se “masa të reja do të përpilohen nga java tjetër, për të qenë më të gatshëm në festat e fundvitit”.

Hoti gjithashtu ka folur edhe për sigurimin e vaksinës anti-Covid, ku ka thënë se “po punohet në disa fronte për këtë qëllim.

“Jemi në kontakt me OBSh, me partnerë te Kosovës dhe me kompani që janë të licencuara për çështjen e vaksinës”, ka përfunduar Hoti./Insajderi.com