Hoti e Hoxhaj pritet të votojnë në Fakultetin Filologjik

Hoti e Hoxhaj pritet të votojnë në Fakultetin Filologjik

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh edhe kandidat për këtë post nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të votojë nesër në Fakultetin Filologjik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga LDK, në njoftimin e të cilës thuhet se Hoti do të jetë i pranishëm në qendrën e votimit nga ora 09:30.

Në po të njëjtën qendër votimi pritet të jetë i pranishëm një orë më vonë kundërkandidati i Hotit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në njoftimin për media të PDK-së, thuhet se “kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj do të votojë në orën 09:00, në Fakultetin e Filologjisë”. /Insajderi.com