Hoti e thërret Osmanin në telefon, i uron shërim të shpejtë nga COVID-19

Hoti e thërret Osmanin në telefon, i uron shërim të shpejtë nga COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Hoti i ka uruar shërim të shpejtë Osmanit, e cila është infektuar që sa ditë me COVID-19.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka deklaruar se e ka njoftuar Osmanin se Qeveria do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.

“Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com