Hoti falënderon Ramën “për pritjen vëllazërore”

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u takuan sot në Tiranë. Mes tyre janë arritur 14 marrëveshje, të cilat tash presin implementim. Avdullah Hoti është ndarë i kënaqur me pritjen që iu bë nga Edi Rama. E ka quajtur “vëllazërore”.

Hoti falënderon Ramën “për pritjen vëllazërore”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka falënderuar, homologun nga Shqipëria, Edi Rama, “për pritjen vëllazërore”, në mbledhjen e mbajtur në Tiranë mes qeverive të dy vendeve, njofton Insajderi.

“Së bashku drejt integrimeve euroatlantike. Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë mbledhje u nënshkruan plotë 14 marrëveshje mes dy qeverive dhe Hoti shkruan që “pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit”./Insajderi.com