Hoti flet pas vendimit të Kushtetueses, kërkon të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti

Hoti flet pas vendimit të Kushtetueses, kërkon të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti

Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për herë të parë pasi Gjykata Kushtuese mori vendim për rrëzimin e qeverisë, njofton Insajderi.

Hoti para mediave ka bërë thirrje që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtutes që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtutes”.

“Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.

Ndërsa, lidhur me mundësinë që të kandidojë për Kryeministër, ai u shpreh se akoma nuk është diskutuar brenda partisë.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, e që zyrtarisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor./Insajderi.com