Hoti flet për formimin e komisionit për parandalimin e koronavirusit: Do të takohemi në baza të rregullta

Hoti flet për formimin e komisionit për parandalimin e koronavirusit: Do të takohemi në baza të rregullta

Zëvendëskryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur rreth formimit të Komisionit Qeveritar për parandalimin e koronavirusit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se ky komision që kryesohet nga Kryeministri, Albin Kurti do të takohet në baza të rregullta, raporton Gazeta Insajderi.

“Sot është themeluar Komisioni Qeveritar qe do te mbikeqyre dhe koordinoje te gjitha institucionet e përfshira ne parandalimin e infektimit me COVID-19. Komisioni kryesohet nga vete Kryeministri dhe do te takohet ne baza te rregullta”, ka shkruar Hoti.

Tutje, zëvendëskryeministri ka shtuar se kjo situatë e krijuar do të jetë një testë për qeverinë si dhe shoqërin

“Kjo situate do te na testoje te gjitheve, si institucione shteterore dhe si shoqeri, se sa jemi te pergatitur per tu perballur me nje pandemi si kjo e COVID-19”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com