Hoti flet për shkarkimin e tre drejtorëve: Nuk keni parë gjë akoma

Hoti flet për shkarkimin e tre drejtorëve: Nuk keni parë gjë akoma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar sot me arsye më të gjera për shkarkimin e tre drejtorëve kryesorë të institucioneve ndër më të rëndësishme të vendit, njofton Insajderi.

Madje, derisa fliste për shkarkimet e tyre, Hoti paralajmëroi edhe të tjera duke mos dhënë shumë detaje.

“Siç thuhet te ne një fjali. Sa i përket vendimeve, nuk keni parë gjë akoma. Kam marr vendime të rëndësishme që lidhen me abuzimin e detyrave. Në ATK na është dashur të marrim vendm për të liruar drejtorin dhe për të theksohet qartë që Murtezaj sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg vendimesh jo të mira për shkak të paaftësisë apo sjelljes së keqe. Ai ka miratuar rregulloren për administrimin në kundërshtim me ligjin përkatës. Arsyeja tjetër: Ka shpallë konkurs tri pozita të drejtorit të përjgihstëm dhe s’ka sistemuar ish-zëvendësit. Ka bërë lëvizje të shpeshtë të stafit duke degraduar zyrtarë të kësaj agjencie në pagë të tyre. Për të gjitha këto shkelje na është dashur të marrim vendime për vendosjen e ligjshmërisë në këto institucione të rëndësishme”, ka thënë sot Hoti.

Ndërkaq, për shkarkimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Doganës, ka thënë se arsyeja e vetme ishte që ai ka qenë në proces të kandidimit për këtë post, prandaj ka emëruar një tjetër që s’është në këtë proces.

Për drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, Hoti pati kritika të mëdha, pa përjashtim edhe të aksionit të Karaçevës. Madje, atë e akuzoi që nuk reagoi edhe kur në këtë institucion pati zyrtarë që bënë vepra penale. /Insajderi.com