Hoti flet rreth mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë Veriore

Hoti flet rreth mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë Veriore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar mbledhje të përbashkët me Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Në këtë mbledhje sipas Hotit do të diskutohen disa pika, ku bën pjesë edhe gazsjelllësi Shkup-Prishtinë.

Hoti ka thënë se me kryeministrin maqedon, Zoran Zaev,  janë dakorduar për autostradën Prishtinë-Shkup, rrugën Prizren-Tetovë etj.

Postimi i plotë:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:

– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,

– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,

– Rrugën Prizren-Tetovë,

– Qendër të përbashkët skijimi.

Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. /Insajderi.com