Hoti ftohet nga Kryesia e Kuvendit në raportim për 100 ditshin

Hoti ftohet nga Kryesia e Kuvendit në raportim për 100 ditshin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që kryeministri Avdullah Hoti të ftohet në raportim për 100 ditëshin në qeveri, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë.

Ajo tutje ka folur edhe rreth pjesëmarrjes së saj dje në ceremoninë e mbrëmshme me delegacionin amerikan, për çka thotë se ishte e ftuar edhe nga pala amerikane, por edhe nga Zyra e Kryeministrit gjatë ceremonisë së nënshkrimit të investimeve amerikane.

“Jam ftuar nga pala amerikane por edhe nga Zyra e Kryeministrit pastaj në ceremoni, që ka pasur për qëllim që të dy qeveritë të nënshkruajnë një zotim për një marrëveshje e cila në të ardhmen mund të negociohet apo nënshkruhet, e cila ka të bëjë me investime amerikane. Deklaratë politike, marrëveshja mund të nënshkruhet në të ardhmen”, tha ajo. /Insajderi.com