Hoti fton PDK-në në debat për buxhetin 5 miliardë eurosh

Hoti fton PDK-në në debat për buxhetin 5 miliardë eurosh

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti e ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës në debat publik për t`i shpjeguar se si do ta bëjë ai buxhetin 5 miliardë eurosh brenda një mandati, njofton Klan Kosova

Nga Gjilani ai ka thënë se në kohën sa ka qenë ministër i financave në plotfuqi i janë dashur javë të tëra për ta bindur PDK-në se buxheti për sivjet do të jetë 2 miliardë euro.

Sipas tij, partneri i  koalicionit nuk ka pasur ide për zhvillim ekonomik, njofton Klan Kosova.