Hoti: Haki Abazi më kërkonte që ta pranoja në LDK, e refuzova

Hoti: Haki Abazi më kërkonte që ta pranoja në LDK, e refuzova

Avdullah Hoti tashmë zëvendëskryeministër i shkarkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në një postim të tij duke thumbuar zëvendëskryeministrin në detyrë, Haki Abazin.

Hoti përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se është i lumtur që nuk e ka pranuar Haki Abazin në LDK në vitin 2018.

“Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik. Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig”, ka thënë Hoti

Në fund, Hoti ka shkruar se “Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet”. /Insajderi.com