Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Kosova vazhdon rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Kosova vazhdon rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit mbrëmjen e së enjtes ka publikuar një fotografi ku shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb, përcjell Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se me gjithë provokimet e Serbisë, Kosova po vazhdon rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashikimit Evropian.

Sipas tij, një qasje e tillë e Vuçiqit tregon “qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi” ndaj Kosovës.

Me gjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
/Insajderi.com

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë…

Posted by Avdullah Hoti on Friday, March 19, 2021