Hoti: Jam i prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti

Hoti: Jam i prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas tërmetit që goditi Kroacinë të hënën, njofton Insajderi.

Hoti është shprehur i prekur thellë nga ky lajm, ndërsa ka shtuar se Kosova është më miqtë e saj kroatë, në ditë të mira dhe të vështira.

“I prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në veri të Zagrebit!”.

“Në emër timin dhe të Qeverisë shprehi solidarizimin me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe qytetarëve të saj. Jemi me ju, miq, në ditë të mira dhe të vështira!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se, një tërmet prej 5.1 ballësh ka goditur Zagrebin nmëngjesin e së hënës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ka ndodhur 2 km nën tokë, 50 km në juglindje të Zagrebit dhe 12 km në veriperëndim të Sisak./Insajderi.com