Hoti ka kuptuar se “në raste të caktuara inspektorët janë selektivë”

Masat anti-COVID’19 janë vënë, por ato nuk po respektohen, e shkelësit nuk po dënohen – të paktën jo të gjithë. Inspektorët po janë selektivë, ka thënë kryeministri.

Hoti ka kuptuar se “në raste të caktuara inspektorët janë selektivë”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se e ka kuptuar që inspektorët po janë selektivë në zbatimin e masave anti-COVID-19, njofton Insajderi.

“Kjo nuk do të tolerohet”, ka shkruar Hoti, “nesër do të kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”.

Ai gjithashtu ka shtuar se “shumë shpejt do ta rrisim prapë numrin e inspektorëve sanitarë”.

“Nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të masave që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e as ndaj atyre që nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar në kryerjen e detyrës”.

Deri tek këto përfundime Hoti ka ardhur pas “konsultimit që kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmëse dhe nivelin komunal”./Insajderi.com