Hoti: Kam kërkuar nga opozita të dërgojnë përfaqësueses për delegacionin në Uashington

Hoti: Kam kërkuar nga opozita të dërgojnë përfaqësueses për delegacionin në Uashington

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për takimin e së premtes me delegacionin serb në Bruksel, njofton Insajderi.

Hoti ka thënë se dialogun do ta zhvillojë për njohje reciproke.

“Nesër diskutimet në Bruksel do të jenë për çështjet ekonomike”, ka thënë Hoti.

Hoti tutje ka shtuar se ka kërkuar nga partitë opozitare që t’i dërgojnë emrat për përfaqësues në delegacionin që do të zhvillojë takime në Uashington.

“Sot kam u dërguar letër partitive opozitare që të dërgojnë emra për përfaqësues në delegacionin që do të zhvilloj takime në Uashington”.

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të mbahet më 4 shtator edhe pse fillimisht ky takim ishte paraparë të mbahej dy ditë më herët, më 2 shtator./Insajderi.com