Hoti: Kemi ndalur abuzimin me maska nga 7 euro në 38 cent

Hoti: Kemi ndalur abuzimin me maska nga 7 euro në 38 cent

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që Qeveria e tij e ka ndaluar “abuzimin” me blerjen e maskave – siç tha Hoti nga 7 euro sa ishte blerë  në 38 cent.

Këto komente i bëri gjatë një takimi elektoral në Zhur të Prizrenit.

Hoti shtoi se kanë marrë vendime të rëndësishme për ta menaxhuar pandeminë e për ta ruajtur ekonominë.

“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit”.

“E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha Hoti.

Kryeministri aktual në detyre që synon edhe një mandat prezantoi planin ekonomik ku premtoi më shumë punësim. /Insajderi.com