Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza

Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza, njofton Insajderi

Sipas tij, këto nuk janë vaksina ruse, por të sigurta.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”)”.

Më pas Hoti ka shtuar se “qeveria ka siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt”.

Në fund kandidati për kryeministër i LDK-së ka thënë se e kanë strategjinë e imunizimit të masës.

“Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra”./Insajderi.com