Hoti kërkon më shumë profesionalizëm nga kompanitë e ujërave

Hoti kërkon më shumë profesionalizëm nga kompanitë e ujërave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar më shumë profesionalizëm nga kompanitë e ujërave, gjatë kohës sa ishte pjesë e takimit me Këshillit Ndërministror për Ujërat

Nga aty Hoti, ka shprehur kritika për bordet e menaxhimit të kompanive të ujërave.

Hoti kërkoi që të bëhet një analizë e detajuar e investimeve të deritanishme në sektorin e ujërave, të shihet performanca e ndërmarrjeve publike në sektorin e ujërave, të shqyrtohet mundësia e krijimit të një trupi të përbashkët koordinues i kompanive të ujit.

Po ashtu  të rishikohet Rregullorja e Punës e Këshillit Ndërministror, pas zgjerimit të tij edhe me ministrin e Shëndetësisë dhe me atë të Bujqësisë.

Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, si dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss.

Dy të fundit, theksuan përkushtimin e vendeve të tyre për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit të ujërave në Kosovë, porse kërkuan që krahas avancimit teknologjik, të ketë edhe shtim të profesionalizmit në menaxhimin e kompanive të ujërave. /Insajderi.com