Hoti kërkon shkarkimin e Pal Lekajt pas deklaratës ndaj ambasadorit zviceran

Hoti kërkon shkarkimin e Pal Lekajt pas deklaratës ndaj ambasadorit zviceran

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se vetëm me shkarkimin e Pal Lekajt, Kosova do të mund t’i kërkojë falje Zvicrës.

Hotit ka reaguar në rrejtin e tij social në Facebook pasi ministri i Infrastrukturës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Pal Lekaj, teksa ka komentuar deklarime e ambasadorin zviceran të bëra në Skenderaj, ka thënë se po të kishte kompetenca do ta dëbonte nga Kosova.

“Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti.

Për zyrtarin e lartë të LDk’së, deklarimet e  tilla të  një ministri të Qeverisë së Kosovës janë të pa precedenta, duke kujtuar edhe faktin se në Zvicër jetojnë mbi 200 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Është i paprecedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë, përshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj është më së legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”, ka përfunduar Hoti.

Kundër Pal Lekajt ka dalë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, duke thënë se ambasadori zviceran Jean Hubert Lebet, ka thënë atë që tashmë të gjithë e dinë.

Lebet gjatë një vizitë në Skenderaj, kishte thënë se përderisa shteti zviceran po investon paratë e veta për të ndërtuar ujësjellës në Kosovë, vetë qeveria e Kosovës po i hargjon paratë e veta për të paguar veteranët e rrejshëm.