Hoti: Kosova duhet të jetë gati për dialogun

Hoti: Kosova duhet të jetë gati për dialogun

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova “duhet të jetë gati për dialogun me Serbinë”.

Ai tha se procesi i dialogut duhet përmbyllet me njohje reciproke.

Hoti tregoi se është i kënaqur që SHBA-të kanë emëruar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”.

Hoti gjatë kohës sa ishte kryeministër ka qenë në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje ekonomike me Serbinë.

Kosova dhe Serbia nënshkruatën dy dokumente të ndryshme, shumica e pikave ishin të njëjta.

Por, ajo marrëveshje nuk është implementuar ende në Prishtinë, pasi Qeveria aktuale e Kurtit nuk është pro.

Albin Kurti edhe si opozitar kishte kritikuar atë marrëveshje, para saj kishte pasur “përplasje” me të dërguarin e atëhershëm për dialogun, Richard Grenell. /Insajderi.com