Hoti kujton Srebrenicën: Bashkëndjejmë me popullin boshnjak

Hoti kujton Srebrenicën: Bashkëndjejmë me popullin boshnjak

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në 25-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, ka thënë se barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato i ndodhën edhe popullit të Kosovë, njofton Insajderi.

Hoti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se populli i Kosovës që e ka përjetuar vetë dhunën e regjimit të Slobodan Millosheviq, bashkëndjenë me popullin boshnjak.

“Lutemi për 8372 viktimat civile boshnjake, të cilët u ekzekutuan pamëshirshëm nga Ushtria e Republikës Serbe të Ratko Mlladiqit”.