fbpx

Hoti kundështon Thaçin: Mali i Zi na ka njohur pa i definuar kufijtë

Hoti kundështon Thaçin: Mali i Zi na ka njohur pa i definuar kufijtë

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin që i ndan dy shtetet nuk qëndron dhe është vetëm kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim territoresh.

Hoti në Facebook ka shkruar se Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar në parimin e paprekshmërisë të kufijve siç kanë ekzistuar deri më 1989.

“Na kanë njohur 116 vende ende pa e demarkuar kufirin me te gjithë fqinjët tanë. KFOR e ka mbrojtur kufirin e Kosovës me Serbinë nga viti 1999, duke e ditur sakte ku është, e edhe Serbia e ka ditur sakte pasi është detyruar te tërhiqet përtej zonës se sigurisë prej pese kilometrave nga kufiri me Kosovën. Temat qe mendohet te përfshihen ne dialog prekin rregullimin kushtetues te Kosovës dhe nuk janë çështje qe bisedohen me vende fqinje. Pse duhet te bisedohet me Serbinë për zhvillimin ekonomik te Kosovës apo për infrastrukturën? Çështjet qe lidhen me trashëgiminë kulturore e religjioze te serbeve ne Kosove, si dhe me arsimin e shëndetësinë ne komunat me shumice serbe, janë te rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe janë pjese e ligjeve te Kosovës. Për me tepër, përfaqësuesit politik serb kane te drejte vetoje ne ndryshimet qe mund te ndodhin ne këto ligje”, ka shkruar ai.