Hoti letër kancelarit austriak: I dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Vjenë

Hoti letër kancelarit austriak: I dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Vjenë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz me rastin e sulmet e ndodhura gjatë mbrëmjes së djeshme në Vjenë, njofton Insajderi.

Përmes kësaj letre, Hoti në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë.

‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash kryeministri Hoti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës e ka siguruar kancelarin austriak se vendi mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit. /Insajderi.com