Hoti: Letra e Bidenit për Vuçiq e vulosi miqësinë midis Kosovës e SHBA-së

Hoti: Letra e Bidenit për Vuçiq e vulosi miqësinë midis Kosovës e SHBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh kandidati për këtë post nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se letra e sotme e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në adresë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka volusor miqësinë midis Kosovës dhe SHBA-së, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë Hoti e bëri në Vushtrri para qytetarëve që kanë dalë për ta pritur në këtë qytet.

“Brenda disa javëve ne e kemi marrë ftesën për në Shtëpinë e Bardhë. Dhe sot një letër tjetër të presidentit të SHBA-ve e vulosi këtë miqësi. Besoj që jemi të bekuar si qytetar të Republikës së Kosovës me këto miqësi që kemi. Jemi në kohë fushate dhe ne asnjëherë nuk i promovojmë aq sa duhet punët tona. Dhe nuk duam që këto ti përdorim në kohë fushate”, ka thënë Hoti.

“Por, faktet janë fakte, sepse ne e kemi gjetur Kosovën e izoluar, me sanksione ekonomike nga SHBA-të dhe me paralajmërime për sanksione politike, tërheqje të trupave edhe e kemi përmbyllur vitin 2020 me vendimin që Ushtria e Kosovës me qenë pjesë e Ushtrisë Amerikane në misione paqëruajtëse”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com