Hoti mban takim virtual me Palmer

Hoti mban takim virtual me Palmer

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim virtual me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi është folur për zhvillimet e përgjithshme politike në vend dhe për sfidat me të cilat Kosova po përballet.

Në fokus të takimit ka qenë edhe situata me pandeminë Covid-19 dhe pasojat që ka shkatuar kjo pandemi në aspektin shëndetësore dhe atë ekonomik.

Në fund Hoti ka thënë se i ka shprehur mirënjohjes Palmerit për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ta i kanë ofruar Kosovës./Insajderi.com