Sot mblidhet kabineti qeveritar me në krye Avdullah Hotin, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit, në njoftimin e të cilës thuhet se mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të mbahet në ora 08:30.
Derisa nga kjo zyrë kanë njoftuar për mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, në këtë njoftim nuk kanë bërë të ditur pikat e rendit të ditës. /Insajderi.com