Hoti me kritika për policinë dhe inspektorët rreth manaxhimit të COVID-19

Kryeministri, Avdullah Hoti ka shprehur kritika për Inspektorët dhe policinë e Kosovës.

Hoti me kritika për policinë dhe inspektorët rreth manaxhimit të COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur në një konferencë për media pas takimit me Komitetin e Vlerësimit për Pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Hoti ka shprehur pakënaqësi për mosrespektimin e masave dhe për këtë ai ka shprehur vëretje ndaj inspektorëve dhe Policisë së Kosovës.

“Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mosangazhimin e nevojshëm të inspektoratit dhe policisë. Kemi pasur këto ditë aktivitete sportive. Ka pasur edhe protesta pa lejen e policisë. Personat përgjegjës në zingjirin komandues duhet të marrin përgjegjësi për mosrespektimin e masave. Ndërkohë që po flasim janë rreth 570 pacientë të shtrirë në QKUK dhe Spitalet Rajonale, ndërkohë që ne kemi 700 shtretër në dispozicion”, ka thënë Hoti. Hoti

Hoti tha se inspektorët dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre. Duke shprehur dhimbje për humbjen e tre personave nga stafi mjekësor, Hoti, po ashtu theksoi se tri instrumente janë të rëndësishme; maska, distanca sociale dhe higjena personale.

“Ju i keni parë rritjen e numrit të rasteve ditëve të fundit. Kemi humbur tre persona nga stafi mjekësor. Vlerësimet e përditshme janë këto, që tri instrumentet e vetme për menaxhim janë mbajtja e detyrueshme e maskës, distancës dhe higjienës personale. Kur të thjeshtësohen të gjitha, dalim tek këto tri masa, që ruajnë jetët deri sa nuk kemi në dispozicion vaksinën. Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre”, tha ai. /Insajderi.com