Hoti: Në dy vitet e ardhshme do të hapen 40 mijë vende të reja pune

Hoti: Në dy vitet e ardhshme do të hapen 40 mijë vende të reja pune

Kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Prizren se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm.

Ai madje ka premtuar 40 mijë vende të reja punë për dy vitet e ardhshme, duke u bazuar në pakon e re fiskale.

“Me pakon e kaluar fiskale janë gjeneruar 41 mijë vende të reja të punës, ndërsa me pakon e dytë e cila është e finalizuar, do të krijohen edhe 40 mijë vende të reja të punës në dy vitet e ardhshme të qeverisjes”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu ka garantuar se si kryeministër i ardhshëm i vendit prodhimi vendor do të jetë prioritet në agjendën e shtetit.

“Kam filluar të mbledhë rreth vetes njerëz me potenciale të mëdha që mund ta zhvillojnë dhe ta çojnë vendin përpara. Sikur në të kaluarën do të jemi të pakompromis për luftimin e krimit dhe korrupsionit, të cilat e kanë frenuar zhvillimin”, ka thënë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti. /Insajderi.com