Hoti: Në listën e LDK-së do të përfshihet edhe diaspora

Hoti: Në listën e LDK-së do të përfshihet edhe diaspora

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se në listën për zgjedhjet e reja të përgjithshme do të përfshihet edhe diaspora, njofton Insajderi.

Ai gjatë një interviste për televizionin public, ka thënë se listës që i prin ai do të ketë kompetencë në përpilimin e listës.

“Unë i prij listës dhe unë kam diskrecionin e plotë dhe autorizimin për ta kompozuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së”.

Tutje Hoti ka thënë se LDK-ja është parti që ka struktura të konsoliduara anekënd Kosovës.

“LDK është parti që nuk ka fshat në Kosovë që nuk ka struktura. Tash po zgjerohemi edhe në diasporë. Do të kemi kandidatë që i propozojnë degët e LDK-së nga diaspora”.

Ai ka folur edhe për vendimin e marrë për dërgimin e trupave të FSK-së në misione të jashtme, duke e cilësuar si vendim historik për Kosovën./Insajderi.com