Hoti: në mbledhjen e radhës diskutohet për koalicionin me Vetëvendosjen, kryeministri i takon LDK-së

Hoti: në mbledhjen e radhës diskutohet për koalicionin me Vetëvendosjen, kryeministri i takon LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj. Në këtë mbledhje u dhanë pak informacione se çfarë është diskutuar.

Mirpo, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka treguar pikat e diskutimit të kësaj mbledhje.

Hoti, ka thënë se në ne mbledhjen e radhës do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen, ndërsa, sot është vendosur të mos ketë koalicion me PDK-në.

“Sot, ne mbledhjen e pare te Kryesise se re te LDK-se u dakorduam se:
– nuk do te kemi koalicion me PDK-ne ne asnje situate,
– ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Pergjithshem do te diskutohet per koalicionin e mundshem me Vetevendosjen,
– posti i kryeministrit i takon partise me te madhe – LDK-se, dhe
– diskutimet per mandatarin e LDK-se do te mbyllen te henen”, ka shkruar Hoti.