Hoti në ora 14:30 raporton në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti në ora 14:30 raporton në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti, do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky raportim do të nis nga ora 14:30, përkundër asaj se në agjendën e Kuvendit të Kosovës për sot ishte paraparë që ky raportim të ndodhte duke filluar nga ora 11:00, njofton Insajderi.

Pak minuta para orës 13:00 Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për t’i rikthyer për pjesën tjetër të seancës e që janë detajet nga marrëveshja ekonomike e Uashingtonit të cilat pritet t’i tregojë kryeministri, Avdullah Hoti.

Mbrëmë në një debat televiziv, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se “do të mundohen të nxjerrin më shumë detaje nga kryeministri për marrëveshjen e 4 shtatorit”. /Insajderi.com