Kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë të martën në Samitin e Sofjes.
Ky samit është vazhdimësi e Procesit të Berlinit dhe në vete përfaqëson bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për shkak të kushteve të krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19, takimi është mbajtur virtualisht.
Temat e trajtimit ishin Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, njofton Insajderi.
Hoti tha shkroi në Facebook se në Samitin e Sofjes ishin të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.
Në fund të këtij Samiti gjashtë vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër. /Insajderi.com