Hoti në takim me Zemajn e Krasniqin: Të respektohen masat anti-COVID

Hoti në takim me Zemajn e Krasniqin: Të respektohen masat anti-COVID

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, deklaroi se masat e reja anti-COVID duhet të respektohen në mënyrë rigoroze.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një takimi me ministrin në detyrë të shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqin.

“Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë Covid-19, kërkuam mirëmbajtjen e masave në fuqi dhe respektimin e plotë të tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intenzivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti përmendi furnizimin me vaksina anti-COVID.

“Gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitoj 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti Covid-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”. /Insajderi.com

 

Në takim me ministrin e Shëndetësisë Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së Krasniqi…

Posted by Avdullah Hoti on Friday, 5 March 2021