Hoti: Kosovarët janë vullnetarë të dëshmuar

Hoti: Kosovarët janë vullnetarë të dëshmuar

Kryeministri Avdullah Hoti, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ka thënë se njerëzit e vendit tonë, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar, njofton Insajderi.

Hoti ka shkruar në Facebook se kjo ditë e shënuar u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve që sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë dhe komunitetit dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe shkathtësi, eksperienca dhe miqësi të reja anekënd botës.

“Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi”, thuhet në njoftim./Insajderi.com