Hoti nuk e pranon se ishte prezent në përleshjen në Mitrovicë: Kam qenë vetëm në hapje të kuvendit

Hoti nuk e pranon se ishte prezent në përleshjen në Mitrovicë: Kam qenë vetëm në hapje të kuvendit

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti nuk është duke e pranuar se ka qenë prezent gjatë përleshjes së zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë ani pse në video shihet se ai ka qenë pjesëmarrës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, të cilin e ka publikuar par anjë ore e më pas e ka përditësuar duke shtuar edhe një fjali ku e mohon se ka qenë prezent në përleshjen e kolegëve të tij nga Mitrovica, shkruan Gazeta Insajderi.

“Unë kam qenë vetëm në hapje të kuvendit dhe mandej jam larguar”, thuhet në statusin e përditësuar të Hotit.

Ndërsa në postimin e plotë Hoti ka shkruar se kryesia e degës në Mitrovicë do të njoftojë lidhur me këtë ngjarje.

“Sqarim: unë nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me një deklarate publike”, është ky postimi i pa përditësuar i Hotit.

Një përleshje fizike është zhvilluar sot gjatë Kuvendit Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë. Kjo për shkak të pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri. /Insajderi.com